Barbara Halla
Më 7 gusht, organizatorët e anulluan tre koncerte të këngëtares Taylor Swift në Vienë pasi policia austriake ndaloi dy persona të cilët po planifikonin një sulm terrorist përgjatë evenimentit. Ky sulm i parandaluar ka qënë burimi i shumë spekulimeve si në mediat ndërkombëtare, dhe ato shqiptare. Tek këto të fundit, një nga narrativat që ka qarkulluar me shpejtësi si në portale dhe media sociale, është pretendimi se një nga terroristët e arrestuar nga policia austriake ishte me origjinë shqiptare. Por, deri më tani, nuk ka asnjë provë konkrete se personat e arrestuar për këtë komplot të jenë nga Shqipëria apo me origjinë etnike shqiptare.
Në pasditen e 7 gushtit, mediat austriake raportuan se policia kishte arrestuar dy djem të rinjë që kishin planifikuar një sulm terrorist përgjatë koncertit të këngëtarës amerikane Taylor Swift. Sipas deklaratave të para nga policia austriake, të dy djemtë ishin radikaluzuar përmes internetit dhe kishin shprehur besnikërinë e tyre ndaj shtetit islamik, të njohur po ashtu si ISIS. Prej kohësh autoritet austriake kishin filluar të mbanin nën survejim dyshen, dhe zbuluan planet e tyre për të vrarë si veten dhe sa më shumë njerëz përgjatë një evenimenti të madhe në kryeqytetin austriak. Së fundmi, ata kishin vendour të kryenin sulmin në koncertin e Swift, që pritej të grumbullonte rreth 70,000 persona për natë. Pas një kontrolli, autoritet kishin gjetur mjete plasëse dhe bomba në apartamentin e njërit prej të arrestuarëve.
Pak orë pas daljes së lajmit në mediat austriake dhe atyre botërore, dhe pa marrë asnjë verifikim apo deklaratë nga policia vendase, portalet shqiptare qarkulluan lajmin se një nga personat e arrestuar për komplotin në Vienë është më origjinë shqiptare. “[Një] prej të arrestuarve, 19 vjeç, dyshohet se është me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut,” shkruan njëra prej portaleve duke cituar si burim disa media austriake. Në fakt, policia e austrisë nuk ka bërë të ditur parkatësine etnike të 19-vjeçarit që konsiderohet si ideatori i këtij sulmi. Ato përcaktuan vetëm që ai ishte me origjinë nga Maqedonia e Veriut, por lindur dhe rritur në Austri.
Po të lexohen burimet cituara nga portalet shqiptare nuk bazohen në raportet e policsë, por nga spekulime ende të paverifikuara. Për shembull, e cituara Puls24, shkruan se familja e djalit është me origjinë shqiptare por për këtë bazohet vetëm në fjalët e fqinjëve nga qyteti ku djali banonte bashkë me familjen, në Ternitz të Austrisë. Ndërkohë, Die Presse ka cituar mediat maqedonase sipas të cilave familja e 19-vjeçarit vjen nga Gostivari, duke i mëshuar faktit se në këtë qytet jëtojnë kryesisht popullsia etnike shqiptare. Në fakt, sipas Balkan Insight, është e vërtetë që qeveria austriake ka kërkuar ndihmën e Maqedonisë së Veriut për të marrë më shumë informacione mbi 19-vjeçarin e arrestuar për këtë komplot terrorist.
Rreziku i këtyre narrativave qëndron tek mënyra sesi ato përdoren për të ushqyer popullsinë vendase kundra emigrantëve në vende si Austria, por edhe tensionet etnike në rajonin e Ballkanit më gjerësisht. Despina Kovacevska, hulumtuese mbi çështjet e dizinformimit në Ballkanin Perëndimor për organizatën Metamorfoza, flet për si është përhapur lajmi në Maqedoninë e Veriut dhe si është përdorur ai pikërisht për narrativat kundra shqiptarëvë ne vend:
“Përsa i përket Maqedonisë e Veriut, shumë portale botuan artikuj me tituj të tillë si ‘Një 19-vjeçar nga Maqedonia është i dyshuari kryesor në një sulm të mundshëm terrorist në një koncert të Taylor Swift në Vjenë.’ Të tjerë nënvizuan përkatësinë e tij etnike dhe publikuan tituj si “Ky është Berani, terroristi shqiptar etnik nga Maqedonia që donte të hidhte veten në erë në një koncert të Taylor Swift“. Në faqet në Facebook të mediave përkatëse, të dy artikujt kishin komente urrejtjeje bazuar në kombësinë e të dyshuarit, duke pretenduar se një maqedonas nuk mund ta bënte kurrë një gjë të tillë, ose duke përdorur fjalë fyese ndaj shqiptarëve.”
Një lidhje e tillë midis shqiptarëve dhe islamizmit ekstrem është bërë dhe nga Russia Today, një nga mediat zyrtare të Kremlinit. Në artikull, autori Serbo-Boshnjak Dževad Galijašević spekulon pa bazë në fakte se terrorizmi islamik, i cili ka rrënjet e veta në Kosove, Metohi, dhe në Boshnjakët mysylman, tani është përhpaur dhe në rajonet e tjera shqiptare të Ballkanit. Ai merr si shëmbull spekulimet se sulmi terrorist i planifikuar ndaj koncerteve të Taylor Swift, është me gjata kryer nga dikush me origjine etnike shqiptare.
Personi i dytë i dyshuar për këtë atentant mendohet të jetë një 17-vjeçar me origjinë turke dhe kroate, nërkhoë që një person i tretë është arrestuar më date 9 gusht për të njejtin atentant, ndërsa një 15 vjeçar është marrë në pyetje. Ky person mendohet të jetë me origjinë nga Iraku. Megjithatë, përtej këtyre informacioneve paraprake mbi prejardhjen e të tre të arrestuarëve, autoritetet austriake ende nuk kanë konfirmuar apo lëshuar deklata të mëtjeshme mbi jetën e tyre. Pra, lajmi mbi origjinën shqiptare të 19-vjeçarit që ka qënë koka e ketyre atentateve, mbetet ende një spekulim mediatik.