Tesera e “komunistes” Kamala Harris nuk u publikua nga arkivat ruse

-

Pretendimi: Arkivat zyrtare ruse publikuan teserën e anëtarësimit në partinë komuniste sovjetike të Kamala Harris

Verdikti: E pavërtetë

———————————————————-

Lajmi se zv.presidentja amerikane dhe kandidatja për presidente në zgjedhjet e nëntorit 2024, Kamala Harris, ka qenë dikur anëtare e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik po qarkullon së fundmi në hapësirën online në shqip.

Sipas artikullit të portalit mast.al, më 19 gusht 2024, Arkiva e Shtetit të Federatës Ruse publikoi një kartë anëtarësimi të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik që provon se Harris ka qenë anëtare.

Karta e pretenduar e anëtarësimit

Artikulli pretendon se karta e saj e anëtarësimit në Partinë Komuniste të ish-Bashkimit Sovjetik, është lëshuar në qershor 1984, pas një vizite të Harris në Rusi. Më tej, pretendohet se “Harris ka bërë tre udhëtime në Bashkimin Sovjetik në mes të viteve 1980, duke udhëtuar në Moskë dhe Voronezh nën kujdesin e Organizatës Komsomol (rinisë komuniste) të BS.”

Megjithatë, imazhi i mësipërm nuk është i vërtetë. Formati i tij i përputhet modelit të faqes ruse Stalinanavas.net, ku çfarëdo përdorues mund të gjenerojë ‘dokumente’ sovjetike, përfshi një urdhër nga policia sekrete Stalinistetitullin e Nënës Heroike, dhe një librezë anëtarsimi në Partinë Komuniste të Bashkimit Sovjetik.

Për të gjeneruar librezën e anëtarësimit, faqja i jep përdoruesve mundësinë për të ngarkuar edhe një foto për t’iu bashkëngjitur dokumentit të manufakturuar.

Fotografia e Harris në imazhin që po qarkullon në rrjet nuk është e vitit 1984, por e vitit 1986, kur ajo u diplomua nga universiteti. Nuk ka prova se Harris ka udhëtuar drejt Bashkimit Sovietik në këtë kohë.

Më tej, artikulli citon si burim një postim të 19 gushtit nga Arkiva e Shtetit rus. I vetmi postim i këtij institucioni më 19 gusht nuk ka të bëjë fare me Kamala Harris.

ИзворFaktoje.al