fbpx

Kosova kërkon pjesë të trashëgimisë së RFSJ-së dhe dëmshpërblim nga lufta

-

Qeveria e re e Kosovës, kërkon dëmshpërblim nga lufta dhe një pjesë të arit  nga ish shteti i përbashkët dhe objekteve ushtarake shkruan “Koha ditore”

Siç informojnë mediat e Prishtinës , Qeveria e re Kosovës nuk do ta kushtëzojë dialogun për njohjen e sovranitetit, por do të kërkoj ndarje të pronësisë dhe dëmshpërblim të luftës.

Qeveria, siç transmeton “Koha ditore”, në vend të angazhimit për njohjen e pavarësisë., do të mbetet e angazhuar në normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë  dhe në vazhdimin e dialogut.

Në programin e Qeverisë thuhet se obligimi për rikthimin e eksponateve dhe dokumenteve të trashëgimisë kulturore, që Serbia grabiti nga Kosova, si dhe kthimin e filmave të  produksionit “Kosovafilm”, por edhe fondin pesnional- ivalidor të shtetasve kosovarë. Programi, gjithashtu, merret edhe me çështjet e sukcesionit, ku kërkohet pjesë e “pasurisë” të ish Jugosllavisë dhe borxhit ndërkombëtar të Kosovës, por edhe përcaktimin e selive konsullore dhe diplomatike të ish Jugosllavisë, objekteve ushtarake të ish Jugosllavisë, si dhe pjesë e arkivit të dikurshëm në vend.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.