Disa qindra qytetarë të organizuar nga Lëvizja Qytetare për Mbrojtjen e Maqedonisë (LQMM) sot prej orës 11 para kompleksit të gjykatave në Shkup u tubuan për, siç thonë, të kërkojnë që kryetari i Manastirit, Vladimir Taleski të lirohet nga arresti shtëpiak.
Qytetarët gjithashtu bllokuan bulevardin para kompleksit të gjykatave.
Në mesin e tyre ishin edhe kryetarët e VMRO DPMNE-së, Ivica Konevski, Koce Trajanovski, Petre Latinovski, Stevço Jakimovski dhe Marjan Risteski.