Në listën zgjedhore ka plot 495,258 votues të dyshimtë, të cilët duhet të verifikohen. Dhe mes këtyre votuesve 60,000 rezultojnë persona të vdekur- shkruan televizioni “Telma”
Të dhëna janë siguruar nga Raporti i krahasimit të të dhënave të bazave të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe dhjetë institucioneve tjera, nga ku KSHZ i ka marrë informatat.
Sipas “24vesti”, mbi 190,000 votues janë të evidentuar si fiktivë, apo siç shkruhet në raport, votues të cilët janë në bazën e të dhënave të MPB-së, por nuk shfaqen në të dhënat e institucioneve tjera.
Anëtarët e KSHZ-së nuk arritën mbrëmjen e djeshme dakordësi për të votuar Raportin dhe kanë paralajmëruar një verifikim shtesë të të dhënave, që më pastaj të caktojnë mbledhjen e votimit të raportit nga krahasimi i të dhënave.