Nikolla Gruevski ka korruptuar televizionet “Sitel”, “Kanal 5” dhe “Alfa” me para të popullit. Në tre vitet e fundit, në këto televizione kanë përfunduar 13 milion euro”, publikoi sot zv- ministri plotësuses i shoqërisë informatike dhe administratës, Aleksandar Kiracovski.
Sipas të dhënave që i zbardhi Kiracovski, televizioni “Sitel” ka marrë më shumë se 5 milion euro, në “Kanal 5” kanë përfunduar thuajse 4 milion euro ndërsa në “Alfa” më shumë se 4 milion euro. Sipas Kiracovskit, Qeveria për këtë periudhë prej 3 viteve, për reklama televizionit Alsat-M i ka dhënë 200 mijë euro ndërsa televizionit “Telma” 160 mijë. Kjo është për 35 herë më pak në raport me mjetet e derdhura nëpër televiozionet tjera.