fbpx

Vanhaute prezantoi propozim-ligjin për Agjencinë e mediumeve

-

Ndërmejtësuesi Piter Vanhaute sot në takim me gazetarët dhe organizatat mediale prezantoi propozim të bashkësisë ndërkombëtare për ndryshime të Ligjit për organizata audio dhe mediale audiovizuale. Bisedimet midis përfaqësuesve të partive politike pjesë të Grupit të punës për reformat në media, sipas tij, po zhvillohen shumë ngadalë, por megjithatë ai thotë se po vazhdojnë dhe se është e mundur marrëveshje në ditët e ardhshme.

Propozimi i bashkësisë ndërkombëtare është që Ligji të jetë më restriktiv, të parashikojë profesionalizimin e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për media, që të bëhet revizion i sistemit të ndëshkimeve, por para së gjithash, thotë ai, agjencia duhet të depolitizohet.

Lidhur me shkeljet nga ana e mediave, propozimi i Vanhaute përfshin dialogun me përfaqësuesit e mediave, përderisa nuk tejkalohet shkelja – paralajmërimi, dhe atëherë kur do të harxhohen këta dy dënime të mundshme. Por në propozim nuk theksohet se për cilat shkelje do të shqiptohen këto dënime, e as se si do të jenë ato.

Vanhaute theksoi se dënime nuk do të shqiptohen për përmbajtjen e kronikave informative. Dënimi do të përcaktohet në varësi nga ajo për cilin media bëhet fjalë dhe të ardhurat e tij. Këshilli do ta ketë atë të drejtë të vendosë për shumën e dënimit dhe do të ketë mundësi të merrë vendimin e cila duhet të mbështetet.

Sipas ligjit që sot e prezantoi Vanhaute, të gjitha porositë që Qeveria dëshiron t’i emetoj në servisin publik dhe televizionet private, e që janë të interesit publik, nuk duhet të paguhen.

Ndërmjetësi belg tha se duhet t’u kushtohet vëmendje resurseve njerëzore në servisin publik dhe shtoi se duhet të punësohen më shumë gazetarë të rinj sepse mosha mesatare e punonjësve në servisin publik është 58 vjet.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.