Ekonomia e paligjshme në shtet mund të jetë madje 26 për qind, edhe pse të dhënat që kemi thonë se kjo përqindje është 22,5%, theksoi kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Zhivko Mitrevski.
Për shkak të kësaj, LSDM-ja në periudhën e ardhshme do të fillojë me fuashtën kundër punës në të zezë. Njëra nga masat do të jetë edukimi i të rinjve dhe të drejtat e tyre, përkatësisht duhet të refuzojnë punën në të zezë.
– Punëtorë të paparaqitur ka bujqësi, ndërtimtari, nëpër hotele. Të paparaqiturit janë nga mosha 15 deri më 30 vjeçare. Mirëpo, ne si punë të paligjshme e konsiderojmë edhe punën jashtë orarit që nuk paguhet, si dhe dhënien e një pjesë të rrogës në zarf- theksoi Mitrevski.