Me çfarë të drejtë DAP iu kërcënohet më shumë se 27.000 qytetarëve dhe kompanive, se do t’iu bllokojë llogaritë e transaksionit për shkak se nuk kanë paguar tatimin e radio-difuzionit, pyesin nga LSDM-ja.
Sipas partisë, nga të dhënat e fundit nga lista e borxhlive. Këshilli i radio-difuzionit ka borxh rreth 800.000 euro.
– TVM, sipas listës së njëjtë, ka borxh prej 1.700.000 mijë euro. Kurse më shumë 108.000 shtetas të Maqedonisë jetojnë me nga 40 denarë në ditë. Sipas institutit “Kato”, Maqedonia radhitet në vendin e 12 nga lista e 180 vendeve për jetë mizore. Më shumë se 21.000 kompani tashmë janë mbyllur. Mirëpo, edhe përskaj gjendjeve të këtilla DAP bllokoi mbi 20.000 llogari, në mesin e të cilëve dhe qytetarë që marrin asistencë sociale, madje edhe të papunë- thuhet në kumtesën e LSDM-së drejtuar mediave.