Sipas guvernatorit Dimitar Bogov, kriza greke nuk mund të godet sektorin bankar, por do të ketë ndikim ndaj tregtisë me këtë vend.
Pasojat mund t’i ndjejnë kompanitë që eksportojnë në atë treg. Nevoja e plasmanit të prodhimeve maqedonase do të zvogëlohet për shkak të zvogëlimit të fuqisë blerëse së grekëve.
Këmbimi i jashtëm tregtar me Greqinë në tremujorin e parë të vitit 2013 ishte 51,89 milion dollarë, në vitin 2014 periudhën e njëjtë 48,48 milion dollarë ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti është 41,62 milion dollarë.
Nëse vlerësojmë sipas viteve, këmbimi i jashtëm tregtarë prej vitit 2008 deri 2012 shënon rënie të dukshme.
viti 2008 = 536,37 milion dollarë
viti 2009 = 291,65 milion dollarë
viti 2010 = 246,20 milion dollarë
viti 2011 = 218,01 milion dollarë
viti 2012 = 188,49 milion dollarë
Edhe eksporti nga Maqedonia drejt Greqisë nga kriza botërore në vitin 2008-të shënon ulje.
viti 2010
eksport = 245,093 milion dollarë
import = 448,650 milion dollarë
viti 2011
eksport = 218,014 milion dollarë
import = 569,750 milion dollarë
viti 2012
eksport = 187.981 mijë dollarë
import = 803.714 mijë dollarë
viti 2013
eksport = 211,919 milion dollarë
import = 697,787 milion dollarë
viti 2014
eksport = 226, 688 milion dollarë
import = 667, 292 milion dollarë
Guvernatori Bogov njoftoi se investimet greke deri më tani kapin shifrën prej 433 milion euro dhe pjesa më e madhe e tyre, kryesisht janë realizuar deri në fillimin e krizës në vitin 2008.
Vitin e kaluar neto- derdhja ka qenë 3,5 milion euro ndërsa nga fillimi i viti kap shifrën 300 mijë euro.