Kthesë në Greqi: Cipras pranon propozimet evropiane me ndryshime dhe sugjerime të vogla

-

 

Aleksis Cipras do të pranojë të gjitha kushtet e kreditorëve për shpëtim, që iu vunë në tryezë këtë fundjavë me vetëm disa ndryshime të vogla, sipas një letre që kryeministri grek dërgoi mbrëmjen e djeshme më 30 qershor e që u morr nga Financial Times.

Letra dy-faqëshe,  që i drejtohet krerëve të Komisionit Europian, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Qëndrore Europiane, shtjellon kërkesën surprizë të së martës për një zgjerim në kohë të afatit tashmë të skaduar për pagesën, shkruan Peter Spiegel.

Edhe pse skadimi i afatatit në mesnatën e së martës më 30 qershor do të thotë që zgjerimi i afatit nuk është më i mundur, letra e Ciprasit mund të shërbejë si mënyrë shpëtimi për ditët në vijim.

Letra e Ciprasit thotë seAthina do të pranojë të gjitha reformat e sistemit të taksave në vendin e tij me një ndryshim : një zbritje me 30% për ishujt grekë, shumë prej të cilëve janë në rajonet e largëta ku furnizimi është një proçes i vështirë.

Lidhur më çështjen e reformës së pensioneve, Cipras kërkon që përpjekjet për për shtyrjen e moshës së pensionit deri në 67 vjeç në vitin 2022, të fillojnë në muajin tetor dhe jo menjëherë.

“Republika Greke është gati të pranojë marrëveshjet me kreditorët por me disa ndryshime, shtesa dhe sqarime, si pjesë e zgjatje së afatit të skadimit të pagesës,” shkruajti në fillim të letrës Cipras.

Propozimi i ri i Cipras vlerësohet se është arsyeja për anulimin e takimit të euro- grupit për më vonë, që ministrat të shqyrtojnë më konkretisht propozimin e ri të Cipras, por edhe që pala greke të ketë kohë të bëj ndryshime shtesë nëse kjo është e nevojshme.

 

 

Putin njeh Kosovën? Në fakt, jo

Si e interpretoi media shqiptare deklaratën justifikuese të Presidentit rus Vladimir Putin Nga Jona Plumbi- Në një takim me drejtuesit e agjencive më të mëdha të lajmeve në botë, presidenti rus Vladimir Putin,...

Keqinformimi në rrjet për raketa luftarake në qiellin shqiptar

Një video e bërë virale në rrjet shfaq vija të kuqërremta në qiell, të cilat janë interpretuar si raketa mbi Shqipëri Nga Jona Plumbi- Një video që ka qarkulluar gjerësisht në rrjet ku...

Kush po e financon dezinformimin dhe ndërhyrjen e huaj? Ndërtimi dhe lojërat e fatit, flamujt e kuq që duhen skanuar

Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar kundër Dezinformimit, Erion Braçe, tha të enjten se, komisioni (që ai drejton) përcolli një mesazh të qartë politik: “Lufta kundër dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj...

Tituj manipulues për pasojat në Shqipëri nga konflikti Izrael-Iran

Pretendimi: Vijnë pasoja të rëndësishme në Shqipëri për shkak të luftës Izrael-Iran Vlerësimi: Mungon konteksti Lajmet keqinformuese apo ato të shpërndara me qëllimin për të mbledhur sa më shumë klikime kanë shfrytëzuar gjerësisht...