fbpx

MPJ-ja e Kosovës apelon qytetarët të ruajnë qetësinë

-

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar ndaj zhvillimeve në Maqedone duke i dënuar siç thuhet incidentet atje.

“Republika e Kosovës dënon ashpër cenimin e rendit dhe sigurisë nga çfarëdo individi apo grupi me qëllime destabilizuese në Maqedoni”, theksohet në reagim.

MPJ-ја apelon për përmbajtje nga dhuna në Maqedoni

Prishtinë, 9 maj 2015 – Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës po përcjell me shqetësim të thellë lajmet në Maqedoni për incidentet e dhunshme në disa lokalitete, me viktima te raportuara.

Republika e Kosovës dënon ashpër cenimin e rendit dhe sigurisë nga çfarëdo individi apo grupi me qëllime destabilizuese në Maqedoni. MPJ njëkohësisht apelon tek të gjitha palët që të përmbahen nga dhuna dhe të gjejnë zgjidhje përmes dialogut politik, në kuadër të institucioneve të vendit dhe Marrëveshjes së Ohrit, që garanton integritetin e Maqedonisë dhe përmbushjen e të drejtave të komuniteteve.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.