fbpx

Zaev: Skenari i kobshëm nuk do të ketë sukses, protestat të ndërpriten

-

Kreu i opozitës maqedonase Zoran Zaev i ka bërë thirrje kryeministrit Gruevski, por edhe partnerit shqiptarë në koalicion Ali Ahmeti që të japin shpjegime nëse konflikti i sotëm në Kumanovë është skenar i pushtetit për destabilizimin e vendit. Për shkak të situatës së krijuar, Zaev bëri thirrje që të ndërpriten edhe protestat e përditshme në Shkup, ndërsa tha se ditëve në vazhdim do të diskutohet edhe për protestën masive të paralajmëruar nga opozita për më 17 maj.

“I bëj thirrje Nikolla Gruevskit njëherë të del para qytetarëve të Maqedonisë dhe të sqarojë kush, pse dhe me çfarë qëllimi është duke e destabilizuar Maqedoninë. A hynë dhe pse hynë në Maqedoni grupe kriminele nga territori i një shteti fqinj? Kush i organizon dhe me çfarë qëllimi? Të njëjtën duhet ta bëjë edhe Ali Ahmeti. Viktima janë edhe maqedonasit edhe shqiptarët, edhe policia edhe civilët. Tani është më me rëndësi tu ndihmohet banorëve civil dhe të ketë siguri për të gjithë. Skenari i zi nuk do të ketë sukses. Qytetarët e dinë se kush ka interes për kështu skenarësh dhe nuk do të lejojnë të jenë të përzier në ato. Maqedonasit dhe Shqiptarët dhe tjerët janë të bashkuar si asnjëherë më parë” tha mes tjerash Zaev.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.