fbpx

ShGM kërkon hetim të ri për vdekjen e Nikolla Mlladenovit

-

“Institucionet duhet të formojnë komisioni të përzier të pavarur, që do të çoj në hetim të ri me qëllim që t’i refuzoj apo konfirmoj dyshimet në opinion se gazetari Nikolla Mlladenov nuk ka vdekur në aksident trafiku, por se ndaj tij është kryer atentat” qëndron në njoftimin e Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë (ShGM), publikuar me rastin e Ditës ndërkombëtare të lirisë së mediumeve, që shënohet sot.

“Edhe njëherë, për të satën herë me radhë do t’ia përsëritim këtij pushteti se liria e mediumeve në Maqedonia është seriozisht e cenuar. Në vend të mediumeve të lira, kemi mediume të kontrolluara, që në vend opinionit, i shërbejnë interesave të partive në pushtet dhe pronarëve të mediumeve, që i përdorin mediumet si vegël për propagandë dhe për ruajtjen e pushtetit dhe fitimit të parave. Mediumet janë sakrifikuar nga redaktorë dhe gazetarë të caktuar, të cilët për shkak të disa interesave të imta shkelin mbi etikën dhe dinjitetin gazetaresk duke u shndërruar në propagandues”, thuhet në njoftimin e SHGM-së.

Nga kjo shoqatë thonë se gjendja në mediumet e vendit mund të përmirësohet “vetëm nëse ekziston vullnet politik nga pushteti” dhe theksojnë pesë hapa për realizimin e “reformave radikale të sistemit media” në vend:

Institucionet duhet të formojnë komisioni të përzier të pavarur, që do të çoj në hetim të ri me qëllim që t’i refuzoj apo konfirmoj dyshimet në opinion se gazetari Nikolla Mlladenov nuk ka vdekur në aksident trafiku, por se ndaj tij është kryer atentat.

Gjykata supreme ta anuloj aktvendimin e Gjykatës së apelit për gazetarin Tomislav Kezharovskin i cili është dënuar ne dy vjet e gjysmë burg për gjoja zbulimin e dëshmitarit të mbrojtur.

Gjykata supreme duhet ta anuloj edhe aktvendimin e Apelit, me të cilin gazetarët e “Fokus” Jadranka Kostova dhe Vllado Apostolovski duhet të paguajnë rreth 9000 euro si dëm jo- material dhe shpenzime gjyqësore dhe të tjera, për gjoja shpifje ndaj drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov.

Prokuroria publike duhet ta tërheq akuzën kundër gazetarit Zoran Bozhinovski për gjoja spiunim, që për ne është e pabazë.

Të gjitha fushatat qeveritare të ndalen në kohë të papërcaktuar derisa të gjendet mënyra për shpenzimin e parave nëpër mediume.

Qeveria të siguroj burim të qëndrueshëm të financimit të TVM-së dhe t’i departizojë dhe depolitizojë organet administrative.

Agjencia për shërbime audio dhe audio- vizuale, të departizohet dhe depolitizohet dhe të siguroj pavarësi të rregullatorit medial, që do të ketë mundësi të krijojnë politikë dhe ambient për mediume të lira dhe të pavarura.

Pushteti të ndaloj me kurthet e orkestruara kundër gazetarëve që kritikojnë politikën e saj.

“Jemi të bindur se pa menaxhimin me këto sfida me lirinë e të shprehurit dhe lirinë e mediumeve, Maqedonia nuk do të del nga kriza politike dhe nuk do të integrohet në BE dhe NATO. Përgjegjësia më e madhe për pasojat e moszgjidhjes së këtyre problemeve do të jetë e qeverisë”, thuhet në njoftimin e ShGM-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.