fbpx

 Nxënësit e shkollave të mesme në Strugë mësojnë teknika për ruajtjen e Jabllanicës

-

Nxënësit e shkollave të mesme “Niko Nestor” dhe “Ibrahim Temo” nga Strugë mësojnë teknika për ruajtjen e Jabllanicës.

Ligjëratat me temë “Llojllojshmëria biologjike e  malit Jabllanica” janë pjesë e projektit “Të rinjtë në lëvizje” që e zbaton Shoqata malore ekologjike “Zakamen” nga Struga.

“Në suazat e projektit do të ndahen broshura për promovimin e ngjarjes. Gjithashtu, parashihet kamp ekologjik për të rinj, që do të organizohet në f. Belica e Epërme në fund të muajit maj. Këtu të rinjtë drejtpërdrejtë do të njihen me frytet e pyllit, kërpudhat dhe bimët shëruese me të cilat është e pasuruar Jabllanica, mbledhja dhe mbrojtja e tyre e rregullt ndërsa për fund planifikohet edhe përpilimi i herbariumit. Pjesëmarrësit në kamp drejtpërdrejtë do të mund të dëshmojnë për pasojat e prerjes ilegale të këtyre viseve” shpjegojnë nga “Zakamen”.

Projekti do të përfundoj me marshi malor, qëllimi i të cilit është të ngritë nismë për ndalimin e shëmtimit të pyjeve dhe prerjes jo të drejtë me të cilat në vazhdimësi shkatërrohen pasuritë natyrale.

V.M

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.