!Në periudhën që vijon, punojmë në vendosjen e sistemit për qasje dhe parapagesë. Për mënyrën e qasjes dhe parapagesës, do të njoftojnë në mënyrë plotësuese. Tekstet e “Meta” deri atëherë, janë të lira për marrje, por duke e treguar citimin nga ku është marrë lajmi.

Daciq: Zhivaljeviq duhej të njoftoj nëse në Kuvend ka shtetas serb


       
Beograd, 26 Maj, 2017 - 11:46 (META) 

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daciq sot ka deklaruar se nëpunësi i ambasadës serbe në Maqedoni dhe pjesëtar i Agjencisë së Sigurimit dhe Informimit (ASI), Goran Zhivaljeviq, me hyrjen në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill, gjatë incidenteve, nuk e ka shkelur protokollin diplomatik e as që e ka shkelur Konventën e Vjenës, por vetëm e ka kryer punën e vet.

“Nuk ka marrë pjesë në vepër penale, vetëm ka informuar për situatën në Maqedoni sepse Serbia patjetër të dijë se si kjo situatë mund të ndikoj në interesat nacionale dhe shtetërore”, ka deklaruar Daciq para gazetarëve.

Ai më tej ka shtuar se Zhivaljeviq si përfaqësues zyrtar i ASI në Maqedoni nuk qëndron ilegalisht, por se puna e tij ka qenë të informoj çfarë ndodh dhe nëse në trazirat në Kuvend kanë marrë pjesë shtetas të Serbisë.