fbpx

Zhernovski: Pushteti ka luftuar për komunën Qendër për shkak të interesave personale të Gruevskit

-

Pushteti luftoi me gjitha fuqitë për komunën Qendër për shkak të interesave personale të Gruevskit, tha në konferencën e sotme për shtyp, kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski.

-Tërë atë që e thash në periudhën para- zgjedhore dhe pasi jam zgjedhur si kryetar komune është e vërtetë! Me këtë u dëshmua se protestat dhe tërbimet në qershor të vitit 2013, të të ashtuquajturve “besimtarëve” dhe organizatës joqeveritare të pa-ekzistuar “Veritas”, kanë qenë të organizuar dhe porositur dhe se fare nuk bëhej fjalë për mbrojtje kishe, por për mbrojtjen e interesit personal, siç u pa, të vet kryeministrit- tha  Zhernovski.

Zhernovski shtoi se tanimë është e qartë pse janë zbatuar të dyja planet e detajuara urbanistike që u votuan me numër të njëjtë të votave “për” dhe “kundër”.

-Kjo është e paparë në shtetet demokratike dhe për këtë vendimin e kemi ankimuar në Gjykatë kushtetuese. Për fat të keq, gjykatësit kushtetues nuk ngritën nismë për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, përveç gjykatësja Natasha Damjanovska- Gaber, e cila kishte mendimin e saj individual- deklaroi Zhernovski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.