fbpx

Dramta e pengjeve anemban Parisit shokuan botën

-

Pas dështimit të negociatave, forcat e elitës franceze ndërmorën sot dy sulme taktike, duke vranë dy xhihadistët e akuzuar për masakrën në “Charlie Hebdo”, si dhe autorin e një tjetër pengmarrjeje në supermarketin hebre në Paris. Këto zhvillime i japin fund valës së urrejtjes, e cila shënoi kulmin, të mërkurën e kaluar ndaj revistës satirike ”Charlie Hebdo”, me 12 viktima. Operacioni i parë ishte ai ndaj dy terroristëve, Said dhe Cherif Kouaçi, të pikasur në një magazinë pranë aeroportit. Ata ishin personat që kryen masakrën në revistë, pak ditë më parë, ndërkohë që pas detektimit nga policia, morën peng një grua. Pas dështimit të negociatave, policia ndërhyri, duke ekzekutuar terroristët, dhe duke lëshuar shëndosh e mirë, gruan e mbajtur peng për disa orë. Mësohet se një xhandar ka mbetur i plagosur rëndë nga shkëmbimi i zjarrit. Në një tjetër operacion paralel, në një supermarket në lindje të Parisit, policia vrau dy pengmarrës të tjerë, 32 vjeçari Amedy Coulibaly dhe 26 vjeçaren Hayat Boumeddiene, të dyshuar për vrasjen e një policeje bashkiake dje. pas pikasjes nga policia, edhe këta dy terroristë, pjesë e të njëjtit grup që kreu sulmin ndaj revistës, morën sot peng 6 qytetarë. Ngjarjet u mbuluan drejtpërdrejtë nga mediat, të cilat nuk kursyen edhe skenat më të dhunshme, të përleshjeve me armë mes policisë dhe pengmarrësve.

Atentatet, më të përgjakshmet në Francë, shkaktuan një valë tronditjeje, jo vetëm në vend, por edhe në botë. “Fronti kombëtar” i Marine Le Penit, Parti e njohur për qëndrimet e saj radikale veçanërisht ndaj emigrantëve dhe myslimanëve, i kërkoi presidentit Francois Hollande të pezullojë marrëdhënien me zonën Shengen, në mënyrë që të kontrollojë më mirë kufijtë e vendit.

“I kam shprehur presidentit nevojën absolute, sipas mendimit tim, të pezullimit të menjëhershëm të marrëdhënieve me zonën Shengen, në mënyrë që të kontrollojmë më mirë kufijtë tanë, si një element i domosdoshëm në luftën kundër terrorizmit, por gjithashtu edhe kundër trafikut të armëve. Unë shpreh gjithashtu domosdoshmërinë për marrjen e masave të menjëhershme, si heqja e kombësisë franceze për të gjithë personat me shtetësi të dyfishtë që kthehen në Francë, pasi kanë luftuar në vendet e konflikteve në krah të ekstremistëve islamikë”, deklaroi Marine Le Pen, Udhëheqëse e partisë Fronti Kombëtar.

Sulmi u përshëndet vetëm nga grupi militant “Shteti Islamik”. Ndërkaq, autoritetet e BE-së thanë se situata e Parisit dhe kriza me infiltrimin e rrezikut ekstremist në Evropë, do të diskutohet në samitin e unionit, më 12 shkurt.

Në  24 orët e fundit janë sulumaur 3 xhami.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.