fbpx

Në Shkup nuk ka syza për diell siç i mban kryeministri Gruevski

-

Syzat për diell “majbah” siç i mban kryeministri Nikolla Gruevski, nuk ka nëpër shitoret e Shkupit, konfirmon “Meta”. Qeveria dje doli me demant ndaj informacionit se Gruevski mban syza për diell që kushtojnë 60 mijë euro.

“Syzat nuk janë me diamante apo luksoze siç pohohet, por janë syza të rëndomta për diell, të blera me çmim mesatar, siç mund të blihen në çdo shitore të rëndomtë për syza dielli në Shkup” thuhet në demantin e Qeverisë.

“Meta” bëri një gjiro nëpër dyqanet e optikës në Shkup dhe kërkuam syza për diell “majbah” siç shihet nëpër fotografitë e kryeministri Gruevski.

Një pjesë e tyre me siguri për shkak se për herë të parë dëgjonin për këtë brend, pyetnin edhe një herë tjetër për emrin. Në disa shitore tjera punëtorët vetëm buzëqeshnin. Në optikat ku u lajmëruam vetëm na thoshin se sipas gjithë mundësive, syzat janë blerë nga jashtë shtetit apo në “free shop”.

Edhe në faqen zyrtare të “Majbah”, Maqedonia nuk është ndër vendet ku shitet ky brend e as nuk bëjnë dërgimin e prodhimeve të tyre.

Në fotografitë e publikuara shihet qartë se bëhet fjalë për syza të brendit “Majbah” ndërsa në demantin e Qeverisë nuk u theksua brendi e as çmimi i syzave që i mban kryeministri.

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov publikisht sfidoi kryeministrin Nikolla Grevski, kur ai të kthehet nga Izraeli, siç thotë Shilegov, “bashkë dorë për dore të shkojnë deri tek shitorja e optikës në Shkup ku ai i ka blerë syzat për diell. Nëse janë me “çmim mesatar” siç konfirmon Qeveria, unë do të blej një palë dhe do t’ia dhuroja kalimtarët të parë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.