fbpx

VMRO-DPMNE: LSDM është nervoze pasi filluam publikisht t’i ftojmë të dalin me faktet e ashtuquajtura

-

VMRO – DPMNE-ja  sot nëpërmjet kumtesës sërish kërkoi nga LSDM të publikojë gjithçka ka,në vend se të çapiten në vend siç e praktikojnë”.

“Të vetëdijshëm se edhe sot, si tanimë dy muaj më parë, dikush nga opozita do të dalë të tregojë muskujt me bomba, të trimërohet, të rreh kraharorin me sulme të ndryshme të paartikuluara ndaj partisë sonë, VMRO-DPMNE këtë herë e fton në mënyrë preventive udhëheqjen e LSDM, për të tretën herë gjatë dy javëve të fundit, lirisht të publikojnë çka kanë në publik. Të mësuar nga përvoja e gjertanishme dhe mënyra e asaj se si funksionojnë ata, e dijmë se do të reagojnë se jemi nervozë, por opinioni sheh se sot vetëm LSDM është nervoze pasi nisëm publikisht t’i ftojmë të dalin me të ashtuquajturat fakte. Dy fjalët e vetme të cilat vazhdimisht i dëgjojmë nga LSDM janë “bomba” dhe “strategjia”. Ata padyshim edhe sot do të thonë se do t’i publikojnë në përputhje me strategjinë e tyre. Por, sipërfaqësia, inati, manipulimet dhe forcimi i zbraztë, dhe të quhen strategji asnjëherë, nuk do të jenë strategji”, qëndron në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.