fbpx

VMRO- DPMNE të dielën organizon tribunë në sallën “Boris Trajkovski”

-

Partia qeverisëse VMRO-DPMNE të dielën në sallën “Boris Trajkovski”  do të organizojë tribunë për situatën aktuale politike, publikoi “Dnevnik”, duke u referuar në burime nga komiteti ekzekutiv i partisë.

Në tribunë oratori kryesor do të jetë kryeministri Nikolla Gruevski, ndërsa do të drejtohen edhe anëtarë të tjerë të partisë.

Siç shkruan gazeta, qytetarët në tribunë do të mund të dëgjojnë qëndrimet e partisë për ngjarjet aktuale, por edhe të njoftohen me aktivitetet e ardhshme të partisë.

Burime të partisë transmetojnë se në terren mobilizohen, dhe pohohet se porosi për pjesëmarrje në tribunë dërgohen deri te administratorët, dhe gjithashtu, dikund janë bërë edhe lista.

Jozyrtarisht, ideja e partisë në pushtet është që përmes tubimit të qytetarëve të dërgojë porosi se nuk ka për qëllim ta braktisë pushtetin dhe ta pranojë propozimin e LSDM-së për dorëheqje dhe organizim të zgjedhjeve me qeveri kalimtare.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.