fbpx

Ngjyra e tejdukshme nuk është kushtetuese

-

Gjykata Kushtetuese ngriti procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë të një pjese të Legjislativës zgjedhore. Shumica e gjykatësve kushtetues vlerësojnë se shënimi i gishtit të djathtë tregues me ngjyrë të tejdukshme paraqet shkelje të Kushtetutës, publikoi “Telma”. Siç shpjegojnë ata ngjyra e tejdukshme i mundëson çdokujt të dijë nëse ndonjë qytetar apo jo, dhe me këtë thyhet parimi kryesor i fshehtësisë dhe anonimitetit të votimit.

Në Ligjin tonë zgjedhor nuk janë paraparë sanksione për qytetarët të cilët nuk duan të votojnë, dhe me këtë çdo qytetar ka të drejtë sipas vullnetit të vet të vendosë se a do të votojë apo nuk do të votojë. Shënimi është në kundërthënie me të drejtën kushtetuese për të drejtën e mendimit, të bindjes dhe të të shprehurit publik-tha gjykatësi Vllado Stojanovski.
Gjykatësja Natasha Gaber Damjanovska rikujtoi se kjo metodë paraqet mbrojtje të mire dhe siguri në shtetet në të cilat është I ulët besimi në sistemin zgjedhor. OSBE dhe ODIHR nuk kishin vërejtje për këtë lloj të kontrollit gjatë realizimit të të drejtës për të votuar. Por, më e rëndësishme është të ruhet fshehtësia e votimit.

 

-Ruajtja e fshehtësisë nuk domethënë të zbulohet se a kam votuar por se për kë kam votuar. Ngjyra e tejdukshme në gishtin tregues nuk e lëndon fshehtësinë e procesit por dinjitetin e votuesit-tha gjykatësja Gzime Starova.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.