fbpx

Të premten BE në mbledhje të jashtëzakonshme për luftën kundër terrorizmit

-

Presidenca e Letonisë me BE-në propozon që të premten të mbahet mbledhje e jashtëzakonshme e ministrave për punë të jashtme të Bashkimit, në të cilën do të diskutohet për sulmet në Francës dhe si “më mirë të koordinohet përgjigjja” në nivel të BE-së, paralajmëruan nga presidenca. Por, edhe më tej takimi nuk është vërtetuar, pritet që ministrat t’i harmonizojnë agjendat, deklaroi Natasha Berto, zëdhënësja e Komisionit Evropian.

Në ndërkohë, liderët evropiane dhe ato botërorë dje në Paris realizuan takimin e parë dhe paralajmëruan “përgjigje të fuqishme”.

Përfaqësuesit e BE-së dje kishin takim edhe me ministrin amerikan për drejtësi, Erik Holder, i cili deklaroi se “vetëm nëse bashkëpunojmë, nëse këmbejmë të dhëna dhe i bashkojmë resurset do të arrijmë t’i mposhtim ata me të cilët luftojmë për vlerat tona rrënjësore”.

Holder paralajmëroi Samit në Uashington më 18 shkurt dhe në të cilin do të shqyrtohen mënyra për “luftë kundër ekstremizmit të dhunshëm”.

Vendet e BE-së ballafaqohen edhe me problem të madh të persona të rinj të cilët shkojnë dhe luftojnë në radhët e SHI në Siri dhe Irak.

Tani për tani KE nuk planifikon të propozoj masa të reja më të rrepta nga ato ekzistuese, deklaroi sot Berto, por inkurajon vendet- anëtare që në mënyrë më “efikase t’i eksplorojnë masat ekzistuese”, mes tjerash, vargun e sistemeve që i ofron legjislacioni i Shengenit.

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe shoqatat e gazetarëve tanimë kërkuan nga anëtarët e BE-së dhe institucionet që mos t’i ashpërsojnë ligjet pas sulmeve ndaj “Charlie Hebdo” dhe të kenë kujdes për respektimin e të drejtave rrënjësore dhe lirive të njeriut.

Shoqatat qytetare në Evropë druajnë nga versioni evropian i “Patriot akti” amerikan që u miratua pas sulmeve të 11 shtatorit, me të cilën zgjerohen dhe përforcohen kompetencat e policisë dhe agjencive të sigurimit në ndjekjen, burgosjen dhe procedurën hetuese kundër të dyshuarve për terrorizëm.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.