fbpx

Kryqi i Кuq Shkupit do të kujdeset për të pastrehët

-

Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit do të përkujdeset për të pastrehët dhe do ti vendos në strehimoren për të pastrehët në Momin Potok. Ekipe të Kryqit të Kuq do të patrullojnë nëpër rrugët e Shkupit nga ora 19 deri më 22 që të përkujdesen për të pastrehët. Në rast se dikush vëren ndonjë të pastrehë, ta paraqes lokacionin në numrat e telefonit 070-250-054 ose 070-317-803. Të pastrehët në strehimore do të kenë shtrat ,ngrohje, ushqim, banjo, veshje dhe pije të ngrohta. Në strehimore do të ketë mbështetje nga mjeku, psikologu dhe punonjësi social. Për ata të cilit nuk do të dëshirojnë që të vendosen në strehimoren e Kryqit të Kuq, do të pajisen me batanije, thes për gjumë, dhe me çaj të ngrohtë. Në aksion mund të kyçen dhe qytetarët me dhurimin e veshjes, ushqimit, pajisjeve për higjienë, dhe batanije.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.