fbpx

Cipras shpejton marrëveshja e re të kaloj në Parlament deri në fund të javës

-

Kryeministri grek Aleksis Cipras kërkon që para 15 gushtit të votohet pakoja e re e masave. Qeveria greke shpreson se deri nesër do të arrijë marrëveshje rreth tekstit përfundimtar për masat dhe obligimet për kredinë e re greke mes Athinës dhe Brukselit.

Sipas të dhënave, Cipras ka dërguar urdhër deri tek të gjithë ministritë dhe deputetët që të jenë në Athinë në gatishmëri për të votuar marrëveshjen deri në fund të javës. Nga qeveria greke komentojnë se bisedimet po zhvillohen në mënyrën sa më të mirë dhe pa probleme. Gjatë ditës së sotme, ministri i financave Evklidis Cakalotos me përfaqësuesit e “treshes” pritet t’i tejkalojnë detajet e fundit për marrëveshjen rreth tatimeve të pakthyeshme, Fondin e ri të privatizimit si dhe çështje lidhur me të drejtat e punëtorëve dhe çështjet energjetike.

Marrëveshja përfundimtare që pritet të votohet në Kuvend do të përmbaj dy nene edhe atë nenin për marrëveshjen kreditore me mekanizmin evropiane për shpëtim në vlerë prej rreth 52 miliard euro ndërsa i dyti masa të patjetërsueshme për pagesën e këstit të parë të kreditë në vlerë prej 25 miliard euro.

M.P

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.