fbpx

Televizionet formuan Asociacionin e Mediumeve të Maqedonisë

-

 

Televizionet kombëtare “Telma” “ Sitel”, “Kana 5” “Alsat- M” dhe “Alfa “, sot formuan Asociacionin e Mediave të Maqedonisë (AMM), i cili do të jetë pjesë e Odës Ekonomike të Maqedonisë.

Në këtë asociacion do të mund të anëtarësohen edhe televizionet dhe të punësuarit në to. Kryetar është zgjedhur Ivan Mirçevski, drejtor i përgjithshëm i “Kanal 5”, kurse zëvendës Atanas Kirovski, kryeredaktor i televizionit “Telma”. Në 15 ditët e ardhshme Asociacioni do të përpunojë edhe rregulloren e punës së tij.

Bëhet fjalë për asociacion, i cili para se gjithash, ka për qëllim të përmbledh angazhimet tona dhe problemet e zbuluara të sistemit, ligjeve-n tha Mirçevski në konferencën për shtyp.

Sipas Kirovskit, ky asociacion nuk duhet të shihet si shoqatë gazetarësh.

Nuk bëhet fjalë për asnjë lloj shoqate gazetarësh, por për asociacion i mediave private – tha Kirovski, duke komentuar ShGM dhe AMG

Sipas ministrit Ivanovski, bashkëpunimi i deritanishëm me televizionet vazhdon dhe në nivel të asociacionit.

Ngas shoqatat e gazetarëve thonë se asociacioni nuk shohin si konkurrencë sepse  në të anëtarë janë edhe gazetarë.

Çdo anëtar i ynë mund të jetë nga organizatat e ndryshme. Televizionet mbrojnë të drejtat dhe interesat e vet kompanive televizive me kapitalin dhe interesin e vet, kurse nga AMG kujdesen për të drejtat profesionale dhe interesat e gazetarëve individual- deklaroi Slagjana Dimishkova.

Naser Selmani,  kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, thotë se është gjë pozitive që televizionet kombëtare janë bashkuar. Ai theksoi se mënyra e këtillë e organizimit ka munguar dhe për shkak të kësaj ShGM-ja ka  hasur në vështirësi të bashkëpunojë me këto mediume.

Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë, me asociacionin dhe shpresojmë se përveç biznes- interesave të pronarëve të mediumeve, do të angazhohen edhe për lirinë e mediumeve dhe respektimin e standardeve profesionale dhe etikës- tha Selmani.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.