fbpx

Të huajt kanë shpeshtuar vizitat dhe reagimet për krizën në Maqedoni

-

Komisariati i lartë për të drejtat e njeriut të OKB-së ka shprehur  shqetësim të thellë për qorrsokakun politik në të cilin gjendet Maqedonia dhe ndikimi i tij mbi të drejtat e njeriut.

Shqetësim të ngjashëm ditëve të fundit shprehën pothuajse të gjitha organizatat relevante ndërkombëtare, që është shenjë se megjithatë, të huajt po interesohen më seriozisht për gjendjen në vend.

Kryetari i shtetit Gjorge Ivanov bisedoi me Xhes Bejlin, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me Aivo Oravin, shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian, me Marian Bercin, përfaqësues i Misionit të OSBE-së, dhe me kapitenin Ruman Radev, shefi i Zyrës së NATO-s për lidhje.

Ndërsa, kryeministri Nikolla Gruevski u takua më kreun e Partisë Popullore Evropiane (PPE), Zhozef Doll.

Zëdhënësja e Komisariatit për të drejtat e njeriut në OKB, Sesil Pouli, njoftoi se Komisariati i lartë është “posaçërisht i shqetësuar” për përmbajtjen e bisedave të incizuara të publikuara më parë, të cilat inkriminojnë përfaqësues të lartë për një numër të madh të shkeljeve të të drejtave të njeriut, duke përfshirë këtu edhe manipulimet zgjedhore, maltretimet, presionin mbi gjykatën dhe mediat, si dhe përgjimin masiv.

Deputeti evropian nga radhët e liberalëve, Ivo Vajgl, gjiathashtu konfirmoi se ai dhe kolegët e tij, Riçard Hobit nga partia e socialisteve dhe Edvard Kukan nga partia demokristiane, do të angazhohen t’ju ndihmojnë partive më të mëdha të Maqedonisë të ulen në tryezë dhe të fillojnë bisedimet.

Sipas njoftimeve në media, në fund të këtij muaji pritet takim ndërmjet bashkëpunëtorëve më të afërt të liderëve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së me deputetët evropian në Bruksel në Parlamentin Evropian (PE).

Në këtë takim pritet të mbërrijnë bashkëpunëtorët e afërt të liderëve të të dyja partive, të cilët do të kenë mandat t’i udhëheqin bisedimet në mënyrë konstruktive..

Më herët, këtë  informatë e plasuan edhe nga Komisioni Evropian, përmes portalit të Maja Kocijançiç

Këto janë mesazhet e komunitetit ndërkombëtarë, të cilët ata i dërguan ditëve të fundit. Atyre ju paraprinë edhe kumtesa e OSBE-së për respektimin e lirisë e të shprehurit dhe dënimin e gjuhës së urrejtjes.

Këto mesazhe mund të jenë si rrëfyes për krizën pulitke dhe institucionale, në të cilën Maqedonia ka hyrë thellë më shumë se një muaj dhe nuk do të mund të gjej dalje pa politikanët e huaj. Për idenë të huajt ta menaxhojnë (siç kërkon LSDM) ose ta mbikëqyrin (kërkesa e VMRO-DPMNE-së), me siguri ka pajtueshmërinë edhe te opinionin publik, si duket, partitë politike ende nuk e kanë modeluar mënyrën në të cilën politikanët evropian do të merreshin me këtë mision aktualisht të pamundur

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.