fbpx

Shtetas të huaj me kontratë mund të shërbejnë në ushtrinë ruse

-

Presidenti Rus Vladimir Putin ka firmosur dekret, me të cilin shtetasit e huaj lejohen të shërbejnë me kontratë në ushtrinë ruse.
Ushtarët të cilit janë shtetas të huaj, mund të kryejnë detyra ushtarake gjatë situatave emergjente, d.m.th. gjatë situatave luftarake, si dhe gjatë kohës së konflikteve të armatosura në pajtim me principet dhe normat e të së drejtës ndërkombëtare, dhe marrëveshjeve ndërkombëtare te Federatës ruse dhe legjislatives ligjore Ruse”, qëndron në dekret siç përcjellin mediat Ruse.
Përjashtim nga rregullat ka për rastet kur shtetasit e huaj janë nën hetime, ose gjykohet, ka dosje aktakuzë, ose mban dënimin me burg, për shkak se nuk do t’i mundësohet shërbimi në ushtrinë Ruse, përcjell “Rasha tudej”.
Siç potencon “Rasha tudej” në Web faqen e Presidentit Putin, dokumenti nuk është vënë në përmbajtjen, por është shpallur në faqen e informacioneve që dedikohen në ligjet e shtetit. Projekt ligji ka qen i përgatitur para vitit të ri, kurse 154 000 regrutë i janë bashkangjitur ushtrisë ruse.
Nga shtetet e tjera që kanë ligje të ngjashme, veçohet Legjioni i te huajve në Francë e cila ekziston që nga viti 1831, dhe u ofron vullnetarëve të huaj të shërbejnë në ushtrinë franceze.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.