fbpx

Mitingu i VMRO DPMNE-së do të mbahet nesër prej orës 20 para Kuvendit

-

Ivica Konevski, kryetrari i komunës Aerodrom, sot në konferencë shtypi në emër të të gjithë kryetarëve iu bëri thirrje qytetarëve të Shkupit që t’i bashkëngjiten tubimit, që partia do ta mbaj nesër prej orës 20 para Kuvendit.

“Tubimi nesër do të dërgoj disa mesazhe të qarta: Maqedonia është atdheu jonë i cili meriton stabilitet, prosperitet dhe të ardhme më të mirë ekonomike. Ky tubim do të tregoj qartë se vetëm përmes zgjedhjeve demokratike populli vendos kush do të vij në pushtet e kush në opozitë në këtë shtet. Iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Shkupit, maqedonas, shqiptarë, turq, serb, romë, boshnjakë, vllahë dhe të tjerë në tubim të qetë, ku të gjithë ne do të dëshmojmë se Maqedonia është shumë e rëndësishme për ne që dikush të tentoj ta dëmtoj vetëm për t’i realizuar interesat e tij të ngushta partiake- deklaroi Konevski.

Ai shtoi se nesër populli përmes mbështetjes masovike do të bëj me dije se nuk pajtohet me politikën shkatërruese të opozitës, e cila, siç thonë, është e dëmshme për interesat nacionale.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.