fbpx

Me para evropiane do të kualifikohet fuqia profesionale punëtore

-

Përmes projektit për vëllazërim, i mbështetur nga BE, 20 persona të papunësuar nga Tetova do të trajnohen për nevojat e industrisë metalike, sektori i saldimit. Pjesa më e madhe e tyre pas trajnimit, do të punësohen. Projektin e zhvillon Agjencia e punësimit dhe partnerit privat. Synimi është t’i përgjigjen nevojës së tregut të punës, ku ka mungesë për kuadro të kualifikuar.

“Në Tetovë gati 15 vite ka mungesë kuadro në profilin makinerik të bravarisë më saktë saldues. Për shkak të kësaj situate, ne së pari ndihmë kërkuam nga shkolla e bujqësisë “Mosha Pijade” në Tetovë që të futet në proces mësimor edhe drejtimi i salduesve. Tani me këtë trajnim, në mënyrë shtesë do të plotësohet mungesa e këtyre kuadrove profesionale- deklaroi Tomislav Trifunovski, menaxher i Agjencisë së punësimit në Tetovë.

Projekti për vëllazërim është vazhdim i aktiviteteve që Agjencia e punësimit është duke i zhvilluar për zbutjen e papunësisë.

“Vitet e kaluar kishim trajnime të këtilla të ngjashme. Në vitin 2013 kishim trajnime për gatim ndërsa vitin e kaluar për montues gipsi. Të gjithë e përfunduan trajnimin dhe gjetën vende pune, madje disa hapën kompani të tyre, ku kanë punësuar njerëz tjerë- deklaroi Trifunovski.

“Fuqia e kualifikuar punëtore është një prej kushteve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, dhe për këtë ofrojmë mbështetje të mëdha për këto projekte- deklaroi Aksel Birger, këshilltar i projektit.

Projekti për trajnim, përveç në Tetovë, do të zbatohet edhe në Shkup, Manastir dhe Kumanovë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.