fbpx

Në vend në protestë, sot “Protestoj” do të debatoj tek Guaca

-

Aktivistët e lëvizjes civile “Protestoj” sonte, në vend në protestë para Qeverisë, prej orës 18 do të takohen tek Guaca në Parkun e Qytetit që të bisedojnë për hapat e mëtutjeshëm.

Nga lëvizja thonë se nuk kanë problem të protestojnë para Qeverisë, por konsiderojnë se në këtë periudhë mund të kontribuojnë në tjetër mënyrë për zhvillimin e ngjarjeve.

Nga “Protestoj” thonë se është e mundur të bëjnë plenum civil në çdo komunë apo komunitet urban dhe përmes bisedimeve dhe shpjegimeve të tentojnë sa më shumë qytetarëve t’ua shpjegojnë idenë dhe qëllimi i protestës.

“Me qytetarët që për momentin janë para Qeverisë kemi disa kërkesa të njëjta. Mendojmë se nëse protestojmë me ata, nuk do të mund të kontribuojmë shumë, por për këtë, mundemi në mënyra tjera të përpiqem të ndihmojmë. Planifikojmë të fokusohemi më shumë në kërkesën tonë të tretë gjegjësisht formimin e qeverisë për demokratizimin e institucioneve dhe mundësimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike- deklaroi Biljana Ginovska nga lëvizja “Protestoj”.

Nëse do të vazhdojnë prej nesër të protestojnë çdo ditë prej orës 18 ose do të ndërmarrin aktivitete tjera do të dihet gjatë ditës.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.