Televizioni “Sitel” njofton se pjesa më e madhe e dëshmive janë marrë nga kompjuteri që ka qenë në Strugë, në banesën e të birit të ish anëtarit të kundër- zbulimit, Zoran Verushevski.
Sipas të dhënave të televizionit, bashkëshortja e Verushevskit, e cila është e akuzuara e dytë në rastin “Puç”, ka lajmëruar të birit dhe e ka urdhëruar të thyej kompjuterin.
Ai e ka thyer atë me sëpatë, por hard- disku ka ngelur i paprekur, dhe siç njofton “Sitel”, nga hard- disku prej ku janë marrë shumë të dhëna.
Televizioni gjithashtu informon se dita kur është arrestuar Verushevski, ka pasur marrëveshje që ai të takohet me liderin e opozitës dhe se ka pasur disa përpjekje të dorëzohet ftesë për bisedë informative deri tek bashkëshortja e tij Sonja, por ajo asnjëherë nuk është gjetur në shtëpi.
Verushevski për momentin është në hetim në Prokurorinë Пublike ndërsa në këtë procedurë janë prezent edhe avokatët e të gjithë katër të akuzuarve në këtë rast.