fbpx

“Google Translate” thyen barrierat gjuhësore

-

Kompania “Google” shpreson që aplikacioni i saj “Translate” (përkthyes) do të rrëzoj barrierat gjuhësore me ndihmën e përkthimin me zë.

Aplikacioni i azhurnuar menjëherë ofron përkthim me zë të fjalëve në dhjetëra gjuhë dhe në këtë mënyrë mundëson që lehtë të kuptohen njerëzit që do të gjenden në vende të huaja- njofton “Indipendent”.

Aplikacioni gjithashtu ofron kamerë si mjet përkthimi. Kjo do të thotë se shfrytëzuesi mundet me ndihmën e kamerës të bëj fotografi dhe automatikisht të ketë përkthim të asaj që shkruan në të.

Falë këtij aplikacionit, turistët nëpër restorante nuk do të mashtrohen dhe të detyrohen të porositin diçka pa e ditur çfarë është.

E gjithë kjo duket sikur përkthyesi të ketë veprime magjepse. Pjesërisht, kjo është e vërtetë sepse na mundëson lehtë të kuptohemi me miqtë e huaj, ndërsa gjithashtu, edhe me popullatën lokale në vend në të cilin jemi turist.

Megjithatë, ekzistojnë edhe kufizime. Edhe pse modeli i bisedave funksionon në 38 gjuhë, foto- përkthimi përfshin vetëm gjuhën angleze, franceze, gjermane, italiane, portugeze, ruse dhe spanjolle.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.