fbpx

Shtyhet seanca e Apelit për rastin “Spiun”

-

Seanca e Gjykatës së apelit për rastin “Spiun” sot përsëri është shtyrë. Shkak për këtë ishte mungesa e avokatët të një pjese të akuzuarve.

Njëkohësisht mbrojtja ka dorëzuar kërkesë lëndën ta merr Prokuroria publike speciale.

Të akuzuarit kanë ngritur padi në aktgjykim të shkallës së parë, me të cilën u akuzuan me dënime me burg.

I akuzuari i parë në procesin gjyqësor është ish drejtori i inteligjencës, Marjan Efremov i cili është dënuar me 15 vite burg  për spiunim sepse sipas aktakuzës, ka grumbulluar informacione për shërbime të huaja sekrete.

Krahas tij, të akuzuar dhe dënuar janë edhe ish drejtori i Drejtorisë për pengimin e larjes së parave Vane Cvetanov, ish gjenerali i policisë Goran Stojkov, dy pjesëtarë të inteligjencës në kohën e aksionit “Spiun” si dhe Marjan Maxhovski, ish shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski.

Aktgjykimi i shkallës së parë është sjellë para 13 muajve ndërsa të akuzuarit morën dënim prej gjithsej 73 viteve.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.