Informacionin e këtillë, Ordanoski sot e publikoi në profilin e tij në Facebook, ku shton se nuk është drejtor sepse nuk është riemëruar.
“Isha drejtor i AKE pesë vite, nuk do të vazhdoj këtu dhe nuk e di ku do ta vazhdoj karrierën profesionale” deklaroi Ordanoski për “Meta”.
Në postin e drejtorit të Agjencisë, Ordanoski erdh nga “T Mobile” ku punoi 10 vite si drejtor i inxhinierisë.
Drejtori i ri i AKE është Vlladimir Ristevski.