fbpx

Ramadani në ditën e NATO-s: SHBA-të të ndihmojmë të dalim na kriza

-

“Anëtarësimi në NATO kërkon korrektësi dhe dialog politik nga vendi jonë në raport me NATO-n, udhëheqje përgjegjëse dhe të përkushtuar si dhe miratimin e vendimeve të guximshme. Ne kemi nevojë për shtet me më shumë liri, ku do të dominoj sundimi i të së drejtës dhe barazisë mes qytetarëve tanë”, theksoi mes tjerash zëvendës- ministri i mbrojtjes, Arben Labunishti në konferencën e sotme për shtyp me rastin e 66 vjetorit nga themelimi i NATO-s gjegjësisht 4 prillit, Ditës së NATO-s.

Konferencën e shtypit e hapi kryetari i Këshillit euro- atlantik të Maqedonisë, Ismet Ramadani i cili foli për krizën aktuale politike dhe në këtë drejtim citoi një pjesë të deklaratës së sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në takimin me kryeministrin Nikolla Gruevski, lidhur me shqetësimet për situatën në vend.

“Gjendja aktuale, pas aferës me përgjimet, na obligon të kërkojmë nga subjektet politike seriozitet dhe angazhim të përkushtuar në zgjidhjen e kësaj. Kërkojmë nga SHBA-të që të na shtrijnë dorën dhe të na ndihmojnë të dalim nga kriza. Askush nuk ka të drejtë që qytetarëve t’ua cenon perspektivën për anëtarësim në NATO –tha Ismet Ramadani.

Në konferencën e shtypit fjalim mbajtën edhe kapedani Rumen Radev, shefi i zyrës NATO-s në Maqedoni dhe Sinan Ertaj, zëvendës ambasadori i R. së Turqisë, të cilët përmendën sfidat e reja të Aleancës lidhur me krizën ukrainase dhe kërcënimet në Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme.

Biznesmeni Trifun Kostovski, që është drejtor ekzekutiv i klubit të biznesit në Këshillin euro- atlantik të Maqedonisë, theksoi efektin që anëtarësimi në NATO ua sjell ekonomive të vendeve- anëtare.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.