fbpx

Ose qeveri kalimtare ose BE- guvernator deri në zgjedhjet e reja, propozojnë diplomatët e Brukselit

-

Përfaqësuesit e BE-së akuzojnë Qeverinë e Nikolla Gruevskit “se po e çon vendin kah katastrofa” dhe iu bëjnë thirrje pushtetit dhe opozitës të ulen në tavolinën e bisedimeve dhe të ndalojnë këtë skenar”, njofton “Euraktiv”, faqja e internetit e cila fokusohet në politikat e BE-së.

Diplomatët, siç njofton “Euraktiv” konsiderojnë se partitë politike në Maqedoni me siguri nuk do të gjejnë mënyrë që të përfshihen në dialog konstruktiv apo në çfarëdo dialogu.

Ata për “Euraktiv” theksojnë dy skenarë të mundshëm për tejkalimin e situatës. Njëri është formimi i qeverisë njëvjeçare kalimtare, e cila do të përgatit terrenin për zgjedhje korrekte ndërsa zgjidhja tjetër është emërimi i një përfaqësuesi special të BE-së (guvernator) derisa pushteti të caktoj qeveri e zgjedhur me rrugë demokratike.

Portali thekson se dy zyrtar të lartë të cilët, siç shkruan, “rregullisht kontribuojnë në miratimin e vendimeve të BE për Maqedoninë”, dje kanë dhënë deklarata para një publiku të vogël, por kanë kërkuar të mos jenë të emëruar që më lirë të shprehen për situatën.

Informacionin e plotë për qëndrimet e diplomatëve mund ta lexoni në faqen e “Euraktiv”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.