fbpx

Rama: “Platforma Tiranase” është mit i krijuar nga politikanët maqedonas

-

“Platforma Tiranase është mit”, ndërkaq Ballkani mund të çmendet nëse BE nuk e përforcon procesin për integrim të këtyre vendeve në BE”, deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për “Politiko”.

Rama më tej shton se nuk është për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, por se edhe kjo nuk përjashtohet nëse integrimet e rajonit në BE ngelin në këtë nivel sepse, siç thotë, “askush nuk dëshiron unione të vogla dhe të gjithë duan të jenë në union të madh” si dhe “nëse nuk ka shpresë, nuk ka perspektivë, nuk ka hapësirë, kuptonet, mund të ndodhin edhe unione të vogla”.

Njëkohësisht, ai mbron Platformën e partive shqiptare në Maqedoni dhe thotë se ai vetëm ka ndihmuar takimin e partive shqiptare të Maqedonisë dhe se qëllimi nuk ka qenë involvimi në punët e brendshme të Maqedonisë.

“Miti se partitë shqiptare ndjekin platformë të nënshkruar në Tiranë u krijua në Shkup për arsye politike. Ajo është gënjeshtër, mit me shije të keqe e krijuar nga politika. Sulmet ndaj platformës janë të rrezikshme pasi që ajo është politikë që nxitë ndasi dhe  jo bashkim, ajo është puna e fundit që i duhet Maqedonisë, puna e fundit që të gjithë neve na është e nevojshme”, thotë Rama për “Politiko.

Kryeministri i Shqipërisë më tej thotë se shqiptarët në Maqedoni kanë “të drejtë të plotë që të kërkojnë barazi me vëllezërit e tyre maqedonas” ndërsa Platforma kërkon të drejta dhe liri që janë të shkruara në Marrëveshjen e Ohrit.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.