fbpx

Zgjedhjet në Greqi, SYRIZA drejt fitores historike

-

Deri në orën 08:50 minuta ishin numëruar 31,22% të votave, ku Syriza ka arritur të marrë 35,53%; Demokracia e Re 28,76%; Agimi i Artë 6,33%; Lumi 5.70%, KKE 5.34% dhe PASOK 4.96%.

Ndërkohë, menjëherë pas mbylljes së kutive të votimin, rreth orës 19:00, dolën edhe Exit Poll-et, sipas të cilave Syriza e Alexis Tspiras është shumë pranë shumicës absolute në Kuvend. Sipas Exit Poll-eve Syriza ka arritur të marrë 35.5-39.5%, ND: 23-27%, Lumi: 6.4-8%, Agimi i Arte: 6.4-8%, KKE: 5.5%, PASOK: 4.7%, ndërsa partia e sapoformuar e Papandreut ka arritur rezultat më të mirë se PASOK.

Mbarë Europa po pret me frymën pezull, pasi ato do përcaktojnë nëse vendi i zhytur në borxhe, do të zgjedhë vetë rrugën drejt rimëkëmbjes, apo do të vazhdojë me programin e reformave të rrepta te diktuara nga huadhënësit ndërkombëtarë.

Ndërkohë, menjëherë pas publikimit të Exit Poll-eve të para kanë nisur edhe festimet në rrugë. Me qindra grekë mbledhur përpara zyrave të partisë Syriza dhe festojnë me flamuj në duar, ndërsa shprehen tejet të gëzuar për fitoren e radikalëve.

Fitorja e Syriza-s cilësohet si historike, pasi është hera e parë që prej 4 dekadash nuk fiton një prej dy partive, PASOK dhe Demokracia e Re, të cilat kanë udhëhequr vendin. Shumica e grekëve u kanë thënë jo reformave. Janë më shumë se 60% e votuesve që kanë votuar ato parti që kundërshtonin reformat e ashpra në programin e tyre.

Syriza mund të sigurojë edhe shumicën absolute, pra mbi 151 deputetë në Parlamentin grek. Ndërkohë që me këto rezultate Samaras përveçse do të largohet nga posti i Kryeministrit, ditët në vijim mund të humb edhe drejtimin e partisë.

Kryeministri Samaras, që pretendon se ekonomia po rimëkëmbet, ka votuar qysh herët në mëngjes, me shpresën te rreth 14% e grekëve të pavendosur dhe te 2.1 milionë votues, të cilët janë mbi 70 vjeç dhe të vështirë për t’i bindur.

“Këto zgjedhje janë vendimtare për të ardhmen tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Sot ne vendosim nëse do të shkojmë përpara me dinamizëm, siguri dhe besim, ose nëse do të hyjmë në aventura”, tha kryeministri grek, Antonis Samaras.

Siç vlerësohet, sot Samaras, jo vetëm mund të humbë postin e kryeministrit, por edhe atë të drejtuesit të konservatorëve.

Dhjetëra gazetarë të kanaleve të huaja kanë krijuar kaos në Qendrën ku ka votuar udhëheqësi i opozitës, Aleksis Tsipras.

“Dhe mesazhi, një mesazh i fuqishëm nga populli grek, është se në Greqi do të rikthehet demokracia. Populli grek do të rimarrë kohezionin dhe dinjitetin shoqëror”, tha Tsipras.

I kënaqur nga sondazhet, ai pret me ankth të përqendrojë një diferencë të madhe votash, të mjaftueshme për të marrë shumicën në Parlament, përndryshe do t’i duhet të zgjedhë midis partive të vogla, me të cilat mundësitë për bashkëpunim janë minimale dhe kjo do të vështirësojë premtimet e tij elektorale.

PASOK kërkon të ruajë fuqinë mbështetëse, përndryshe edhe lideri socialist Venizelos do të përballojë dyshimin e anëtarëve të partisë së tij.

Lideri i partisë “Lumi” shijon betejën e tij të parë për Parlament, me synim vendin e tretë. Po ashtu, edhe komunistët grekë përpiqen për një numër dinjitoz votash.

Më të shqetësuarit janë ish-kryeministri Papandreu me partinë e tij 22-ditore, të cilën sondazhet e lënë jashtë kufirit prej 3%, që i lejon futjen në Parlament, ashtu si dhe “Grekët e Pavarur”.

Vlerësohet që pjesëmarrja të jetë më e madhe se në zgjedhjet e kaluara.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.