fbpx

Prokuroria speciale publike dhe Janeva paralajmërojnë padi për shpifje dhe ofendim

-

Prokuroria speciale publike (PSP) në njoftim për opinionin shpreh shqetësimin për mënyrën e informimit nga disa mediume, lidhur me punën e PSP dhe prokurores Katica Janeva. Krahas demantit për mediume të caktuara nga Prokuroria speciale paralajmërojnë ngritjen e procedurës civile për shpifje dhe ofendim si dhe procedura penale për paraqitje të rrejshme të veprës penale.

“Kjo Prokurori publike, edhe pse ishte cak i sulmeve të pabaza edhe në periudhën e kaluar, tregoi nivel të lartë të tolerancës ndaj personave që publikojnë të pavërteta, ofendime, shpifje dhe shërbeheshin me fjalor të urrejtjes ndaj Prokurorisë. Duke pasur parasysh se apelet e shumtë nga ana jonë nuk dhanë frytin e dëshiruar, ndërsa është shumë e rëndësishme që të mbrohet integriteti dhe siguria e prokurorëve publik dhe familjeve të tyre, njoftojmë opinionin se në periudhën e ardhshme kundër disa personave të caktuar do të ngriten procedura përkatëse civile për shpifje dhe ofendim si dhe procedura penale për paraqitje të rrejshme të veprës penale” thuhet në njoftimin e PSP-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.