fbpx

Përkrahje nga OBTKB për zhvillimine turizmit në Maqedoni

-

Ministri i ekonomisë, Bekim Neziri, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Organizatën Botërore Turistike pranë Kombeve të Bashkuara (OBTKB) me seli në Madrid, sot u takua me Sekretarin e përgjithshëm, Taleb Rifai. Gjatë takimit, ai mori mbështetje të plotë për zhvillimin e turizmit në Maqedoni. Vizita e parë e ministrit të Maqedonisë në selinë e Organizatës Botërore Turistike pranë KB­- së, prej vitit 1995 pasi që Republika e Maqedonisë u bë anëtare e kësaj organizate, Neziri e shfrytëzoi për t’i prezantuar rezultatet pozitive nga masat e zbatuara për zhvillim të turizmit në vend dhe aktivitetet e planifikuara për këtë vit.

“Të dhënat tregojnë se në mënyrë konstante po rritet numri i turistëve të huaj, e me këtë edhe i numrit të përgjithshëm të turistëve dhe bujtjeve në përgjithësi, kështu që gjatë tetë viteve të kaluara, rritja është 98 për qind, ndërsa numri i përgjithshëm i turistëve shënon rritje prej 40 përqindësh. Arritëm të sigurojmë edhe rritje të derdhjeve të realizuara devizore, që në vitin 2014 paraqet 146 milionë dollarë dhe shënon rritje për 7,25 për qind në krahasim me vitin e kaluar”, tha Neziri.

Ai saktësoi se gjatë vitit të kaluar, në turizëm janë investuar 2,3 për qind nga investimet e përgjithshme në vend. ndërsa për këtë vit pritet që rritja e investimeve të rritet për 10 për qind. “Vitin e kaluar në vend u punësuan rreth 10.000 persona në turizëm, që praqet rritje të pjesëmarrjes së BPV­-së prej 1,9 për qind. Së bashku me veprimtaritë të cilat janë të lidhura me turizmin, në Maqedoni, vitin e kaluar janë punësuar plotësisht 32.500 persona”, deklaroi Neziri.

Ai potencoi se të gjitha efektet pozitive janë rezultat i masave të shumta drejt promovimit dhe mbështetjes së turizmit, si dhe subvencionimit të qarkullimit të organizuar të huaj dhe subvencionimit të fluturimeve ajrore të kompanive me buxhet të ulët. Neziri e njoftoi Rifain edhe për përgatitjen e planifikuar të strategjisë së re për zhvillim të turizmit për periudhën 2016­2021, e cila do të ketë për qëllim implementimin e trendeve të reja në turizëm, për zonat turistike, për aktivitetet të cilat dalin nga Programi për zhvillim të turizmit për këtë vit, si dhe për konferencën për turizmin e verës dhe konferencën rajonale për turizëm nikoqir i të cilit është Maqedonia. Sekretari i përgjithshëm Rifai shprehu kënaqësi të madhe nga rezultatet dhe planet për zhvillim të turizmit në Republikën e Maqedonisë. “Gjithë kjo premton shumë.

Investimet në turizëm janë të mëdha, si dhe numri i vendeve të hapura të punës në këtë dhe në sektorët shoqëruese. Formimi i zonave të lira turistike është hap i guximshëm, sepse si vend gjendeni në rajon shumë aktiv nga aspekti turistik”, deklaroi Rafai. Për atë theksoi, edhe do ta keni përkrahjen tonë, edhe nga aspekti teknik dhe politik, gjithmonë kur do t’ju nevojitet. “Përkrahjen teknike do të mund ta shfrytëzoni edhe për trajnim të kuadrove për të gjitha aktivitetet tuaja të ardhshme, ndërsa do ta keni përkrahjen tonë për të gjitha porositë tuaja të cilat dëshironi t’i dërgoni deri te fqinjët dhe vendet e tjera të botës”, potencon Rifai.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.