Filloi takimi i liderëve të katër partive politike, nënshkruese të Marrëveshjes të Përzhinos në rezidencën e BE-së me euro- komisarin për zgjerim Johanes Han, në të cilën marrin pjesë edhe ambasadori amerikan Xhes Bejli dhe ndërmjetësi belg, Piter van Hojte.
Partitë pritet të arrijnë marrëveshje rreth ligjit për Qeveri me të cilin parashihet emërimi i ministrave dhe zëvendës- ministrave nga LSDM në qeverinë kalimtare, ligjin për informatorët, moratoriumi i bombave si dhe komisioni anketues që duhej të formohet para disa javëve në Kuvend dhe në të cilën duhej të bisedohet për materialet e përgjuara.
Takimi pritet të vazhdoj deri në orët e vona.
Më herët, liderët e partive politike kishin takime dypalëshe me komisarin Han.
Nga burime jozyrtare mësojmë se nëse sonte arrihet marrëveshje, të gjitha ligjet nesër do të votohen në Parlament.