fbpx

Pivovarov nga Kumanova: Këtu është sikur në luftë, por qytetarët janë të bashkuar

-

Tre polic të vrarë, një grua dhe një fëmijë janë të dhënat e fundit nga aksioni i sotëm policor në Kumanovë, njoftoi në konferencë shtypi kryetari i Kumanovës, Zoran Damjanovski- Cic, citon “24 Vesti.

Siç tha Damjanovski, këto të dhëna janë jozyrtare dhe të njëjtat i ka marrë nga “gazetar dhe qytetar”.

Profesori universitar Vladimir Pivovarov, i cili jeton në Kumanovë, thotë se gjendja në Kumanovë është si në luftë.

“Sot në mëngjes, rreth orës 5 ishte tmerr i vërtetë. Dëgjoheshin të shkrepurat dhe shpërthimet ndërsa më pas situata u qetësua. Më pas sërish të shtënat u intensifikuan. E tërë pjesa mbi tregun që çon drejt “Lagjes së Trimave” është mbyllur nga policia. Atje kemi njerëz të moshuar që nuk mund t’i nxjerrim”, thotë Pivovarov.

Ai shton se të shtënat sërish janë intensifikuar në mesditë.

“Në fillim u dëgjuan të shtëna të municionit me kalibër 7,62 dhe 7,65 mm, por filluan të shtënat me armë dhe municion të kalibrit më të madh. Helikopter, prej të cilëve supozoj që një pjesë është e Armatës dhe fluturaket pa pilot, vazhdimisht fluturojnë mbi qiellin e qytetit”, thotë Pivovarov.

Të shtënat kanë filluar në një lokacion të lagjes, por pas pak kohe janë përhapur edhe në pjesë tjera të lagjes ndërsa të shtëna ka pasur edhe afër tregut, por policia ka arritur t’i shtyp ato.

Pivovarov thotë se panik shtesë mes qytetarëve në Kumanovë ka krijuar fakti që “Tineks” i ka mbyllur të gjitha shitoret në qytet.

“Qytetarët e Kumanovës, qytetarët e rëndomtë nga të gjithë komunitetet etnike janë të tmerruar nga ngjarjet e sotme. Pyeten mes vete se çfarë po ndodh. Mendoj se sot janë më të bashkuar se kur” thotë për “Meta” profesori Pivovarov.

 

Situata në Kumanovë edhe më tej është dramatike ndërsa aksioni policor ende nuk ka përfunduar.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.