fbpx

MPB për aksionin në Kumanovë: Terroristët kanë planifikuar sulm ndaj institucioneve shtetërore

-

“Ministria e Punëve të Brendshme mëngjesin e sotëm ka filluar një aksion policor për shkatërimin e një grupi terroristë e cila ka pasur për qëllim të organizoj sulme mbi institucionet shtetërore”, ka deklaruar zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski pas ngjarjeve në Kumanovë.
“Grupi ka hyrë në mënyrë ilegale në Maqedoni nga vendi fqinjë dhe nëpërmjet përkrahësve të tyre janë strehuar duke përgatitur sulme terroriste. Janë vendosur në disa shtëpi të Lagjes së Trimave. Bëhet fjalë për grup mirë i armatosur dhe i trajnuar për kushte të tilla”, ka deklaruar Kotevski.
Siç tha ai, njësitet speciale në orën 5 të mëngjesit kanë filluar me realizimin e planit për shkatërrimin e grupit, por kanë hasur në rezistencë të fortë.
“Në aksionin e sotëm nga ora 5 e mëngjesit, policia ka filluar operacionin, ndërsa ka hasur në rezistencë të ashpër ku është shtënë me armë kallashnikov, armë më të rënda, snajperë dhe bomba. Bëhet fjalë për një vend me rrugë të ngushta dhe policia duhet të bëjë kontrolle nëpër të gjitha shtëpitë me qëllim që deri në fund ta shkatërrojë këtë grup”, ka thënë Kotevski, i cili ka apeluar që qytetarët të qëndrojnë të qetë dhe të përmbajtur.
Sipas tij për shkak të ndjeshmërisë të këtij rasti MPB-ja nuk mund të jep informacione tjera

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.