Pelagonia me diga do të mbrohet nga vërshimet eventuale

-

Radhiten thasët me rërë, me eskavatorë bëhen digat, mbrohen shtëpitë dhe pjesët tjera nga vërshimet eventuale. Kjo është pamja sot në Pelagoni, pas paralajmërimeve për reshje të reja të shiut në rajon si dhe për vërshimin e lumenjve. Komuna Novaci, e cila është më e kapluar nga kjo gjendje dhe ku janë vërshuar disa qindra hektarë tokë pjellore, tanimë ka locuar pikat kritika dhe me mekanizëm ka filluar të vendos diga dhe tampon. Prej sot në mëngjes, në pjesën e Manastirit të Pelagonisë ka erë të fuqishme.

-Seriozisht i morëm paralajmërimet dhe filluam të bëjmë diga mbrojtëse, me thasë, ma tampon, që të mbrohemi nga vërshimet eventuale të shtëpive dhe fermave. E dini se Crna Reka tanimë vërshoi ndërsa dëme ka edhe nga vërshimi i kanalit të dhjetë në fshatin Negotinë- thotë kryetari i komunës Novaci, Lazar Kotevski.

Edhe bujqit edhe autoritetet lokale në Pelagoni janë të njëzëri se mbrojtja më e madhe nga vërshimet është pastrimi i lumit Crna, e cila ka fundërrinë prej 1,5 metra si pasojë e anashkalimit të saj në 35 vitet e fundit.

-Kërkojmë nga qeveria të ndaj mjete për furnizimin e mekanizimit përkatës, i cili do ta pastroj dhe zgjeroj shtratin e Crna Rekaë- thotë Kotevski.

Në ndërkohë, në komunën Novaci priten komisionet për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet e javës së kaluar.

A.B