fbpx

Protestë e re masovike në Athinë për mbështetjen e politikës qeveritare

-

Protestë e re për mbështetjen e politikës së Aleksis Cipras në zemër të Athinës. Qytetarë të shumtë të revoltuar nga politika e deritanishme rigoroze për kursim kanë mbushur sheshin qendrorë Sintagma, nën parlamentin grek në shenjë përkrahjeje të Qeverisë së re dhe përpjekjet e saja për lehtësimin e ngarkesës financiare greke. Protestat mbahen paralelisht me negociatat e para zyrtare të qeverisë së re greke me përfaqësuesit e Euro- grupit në Bruksel.

 

Mijëra protestuar që për herë të parë në historinë greke nuk janë KUNDËR, por PËR politikë qeveritare në mënyrë rigoroze kërkojnë Gjermania më në fund t’i lë të qetë. “Merkel, largohu nga BE” është parrulla më e fuqishme që dëgjohen në protestën masovike në Sintagma, me çka shprehet revolti i vazhdueshëm ndaj presioneve që Gjermania po i bën ndaj Greqisë që shteti të vazhdojë me pakon e krusimeve.

“Jepni mundësi Greqisë”, “Greqia i takon Evropës”, “Nuk dorëzohemi, do të fitojmë” janë vetëm një pjesë e porosive që mund të vërehen nëpër parullat në Sintagma.

Kjo është protestë e dytë masovike e qytetarëve për mbështejten e Qeverisë, i dyti në historinë më të re të Greqisë ku qytetarët shprehin solidaritet masovik ndaj politikave qeveritare.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.