fbpx

Muzikantët e rinj luajtën muzikë xhaz në Filarmoninë e Maqedonisë në eventin “Swing”

-

Muzikantë të rinj nga vendi dhe të huaj morën pjesë në koncertin “Swing!” të organizuar nga “Fames Institute” më 10 shkurt në Filarmoninë në Shkup. Në stilin big beg u interpretuan një numër kompozimesh me një larmi prejardhjesh muzikore, si “New York, New York”, “Fly Me to the Moon” dhe një version i përshtatur i “The Nutcracker”.

Nga “Fames Institute” thonë se koncerti ka ardhur si rezultat i “punës së një kursi orkestral njëjavor mbi format muzikore hibride”, i pari i një serie seminaresh që instituti do t’i organizojë gjatë vitit.

Dirigjent ishte Timothy Redmond, profesor në Shkollën e Muzikës dhe Arteve Dramatike Guildhall, i cili ka performuar me Orkestrën Simfonike të BBC-së. Harry Epps, i cili ka luajtur role teatrore në “Sweeney Todd” dhe “Les Miserables”, e ka huazuar zërin e tij në disa prej këngëve.

Orkestra ishte e përbërë nga muzikantë të rinj nga vendi, si dhe muzikantë nga Serbia, Spanja, Armenia, Italia dhe Polonia.

Përndryshe “Fames Institute” është një institut interpretues orkestral që përfaqëson një qendër edukimi muzikor, i krijuar në kuadër të kompanisë “Fames”, e cila merret me regjistrim profesional dhe prodhim të muzikës.

Programi i institutit është i fokusuar në krijimin e mundësive për talentet e rinj dhe ofron edukim për praktika orkestrale të shumëllojshme, duke eksploruar stile të reja dhe duke bashkuar muzikantë të rinj nga Evropa.

Kjo ngjarje u realizua me mbështetje nga Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.