fbpx

Merkel fton Ciprasin në Berlin tet a tet

-

Në një moment kur retorikat midis Athinës dhe Berlinit kanë arritur kulmin dhe Greqia ndodhet në pikën më delikate të saj përsa i përket likuiditetit bankar, Kancelarja gjermane Angela Merkel, përmes një telefonate të zhvilluar pasditen e së hënës ka ftuar Kryeministrin grek Aleksis Ciprasnë Berlin më 23 mars, ftesë të cilës ai i është përgjigjur pozitivisht.

Aleksis Cipras do të ketë takim “tet a tet” me Angela Merkel. Kryeministri grek dhe kancelarja gjermane do të diskutojnë të hënën e ardhshme në Berlin, me propozim të Merkel.

Zonja e çeliktë e BE-së mbrëmë përmes telefonit e ka kërkuar Ciprasin dhe ka propozuar takim “sy më sy” që të bisedohet me gjendjen financiare të Greqisë.

Takimi vjen në moment kur Gjermania është e irrituar për shkak të deklaratave të ministrit Janis Varufakis kundër politikës së Berlinit ndaj borxhit grek.

 Nga pala greke, nisma e Merkel për takim interpretohet si shpresë dhe mundësi të gjendet gjuhë e përbashkët dhe kompromis mes kërkesave greke dhe atyre evropiane në momente kyçe kur po merren vesh për detajet teknike për marrëveshjen e re për borxhin grek dhe presionet evropiane ndaj Greqisë edhe më tej po vazhdojnë të rriten pa u tregua kuptim i madh apo lëshim pe ndaj politikave të qeverisë Cipras.

Sipas informacioneve në Greqi, Cipras shpreson se ky takim mund të ndihmojë që të arrihet zgjidhje politike për problemin financiar, të tregohet ndonjë mbështetje ndaj Greqisë dhe të vendohet besim i sërishëm pas deklaratave negativa nga funksionarët evropian për qeverinë greke.
Kjo lëvizje interpretohet si një iniciativë e zonjës Merkel për të ulur tonet e larta të krijuara midis dy vendeve, për të shuar deklaratat e ndërsjella të vazhdueshme për borxhet e njërës palë apo dëmshpërblimet e palës tjetër dhe sidomos për dyshen ministrore Shcauable-Varoufakis, komentet e të cilëve mbushën faqet e gazetave për një javë të tërë, duke shkaktuar edhe nota proteste midis dy qeverive.

Ky zhvillim vjen gjithashtu në një çast kur negociatat midis grupeve teknike të huadhënësve dhe Athinës ndodhen në udhëkryq dhe partnerët e Greqisë kërkojnë masa të reja, në mënyrë që të mbushet boshllëku financiar prej 2 miliardë eurosh i krijuar në vitin 2014. Ndërkohë, Komisioni Europian paralajmëron se gjendja e ekonomisë greke është në një pikë kritike.

“Gjendja është serioze dhe prioriteti i kësaj jave është të vazhdojmë të punojmë për angazhimet e premtimeve të Eurogrupit më 20 shkurt. Diskutimet teknike vazhdojnë, edhe bisedimet në Athinë dhe KE vlerëson se tashmë është ora e punës dhe jo e deklaratave. Siç deklaroi edhe Presidenti Juncker, është koha për unitet, jo për përçarje”, deklaroi Margaritis Schinas, zëdhënës i KE-së.

Ka disa ditë që mediat e huaja dhe sidomos ato gjermane publikojnë komente jo të mira për ministrin grek të Financave, Janis Varoufakis dhe mënyrën e sjelljes së tij, duke iu referuar edhe disa deklaratave të tij, vite më parë, ndërsa disa ministra grekë besojnë se ka qarqe të caktuara brenda BE-së që kërkojnë të rrëzojnë me çdo kusht qeverinë e Tsipras.

Në prag të samitit të lartë të BE-së, ditën e enjte, Ciprasdo të kërkojë të kontaktojë me të gjithë liderët e shteteve anëtare, midis tyre dhe me Kancelaren gjermane, në mënyrë që pas përfundimit të bisedimeve në këtë samit të ketë një zgjidhje të plotë për çështjen greke.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.