Askush nuk e di se sa zyrtarë, apo njerëz “të zgjedhur dhe të emëruar” ka në Maqedoni. Komisioni Shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK) e mban regjistrin unik të personave të zgjedhur dhe të emëruar, por për shkak të mos vigjilencës së institucioneve që duhet të paraqesin të dhëna, ai regjistër është i paplotë, thonë nga KSHPK, njofton META.

– Për shkak se nuk janë parashtruar dhe nuk janë azhurnuar me kohë formularët për Regjistrin e personave të zgjedhur dhe të emëruar nga institucionet kompetente, KSHPK nuk mund të sigurojë numrin e saktë të personave të zgjedhur dhe të emëruar në vend – thonë në KSHPK.

Kështu, aktualisht është e pamundur të përcaktohet shkalla e saktë e sektorit publik, përkatësisht të gjithë ata që marrin paga nga institucionet shtetërore ose kompani në pronësi të shtetit. Ministria e shoqërisë së informacionit dhe administratës (MSIA) e mban regjistrin e punonjësve në sektorin publik, por në të nuk janë përfshirë personat e zgjedhur dhe të emëruar, përkatësisht numri i deputetëve, ministrave, zëvendësministrave, kryetarët e komunave, kryetarët dhe anëtarët e komisioneve shtetërore, drejtorët, gjykatësit , prokurorët publik dhe personat tjerë të zgjedhur ose të emëruar. Veç kësaj, regjistri nuk përfshin edhe kategori tjera, siç janë personat e angazhuar përmes agjencive për punësim të përkohshëm dhe punonjësit e shoqërive aksionare në pronësi të shtetit.

Sipas Ligjit për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesit, KSHPK është kompetente për të mbajtur regjistër të personave të zgjedhur dhe të emëruar.

“Komisioni shtetëror mban regjistër të personave të zgjedhur dhe të emëruar, personave përgjegjës në ndërmarrjet publike, institucionet publike ose personat e tjerë juridikë që disponojnë kapital shtetëror, noterët, përmbaruesit dhe zyrtarët administrativë të kategorisë A të përcaktuar me ligj ose person i punësuar në zyrat e Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Presidentit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, zëvendëskryeministrat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ministrat dhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për shkak se kryejnë detyrat të këshilltarit të posaçëm, të cilët janë të detyruar të dorëzojnë deklaratën e pasurisë dhe të interesave. Regjistri është një bazë unike e të dhënave”, thuhet në nenin 89 i ligjit.

Sipas nenit 91 të ligjit, “Drejtuesit e institucioneve dhe organeve që kryejnë zgjedhje dhe emërime ose persona të autorizuar prej tyre, e kanë për obligim që të dhënat për personat e përmendur në nenin 82 paragrafi (1) të këtij ligji duhet t’i paraqesin këto to dhëna, duke e plotësuar formularin, në Komisionin shtetëror pa e prolongim, e jo më vonë se 15 ditë nga dita e verifikimit të mandatit, zgjedhjes dhe emërimit, ose caktimit, si dhe pas përfundimit të funksionit, përkatësisht detyrën e personit të zgjedhur, të emëruar ose të caktuar. ”

Sidoqoftë, disa institucione nuk u përgjigjen as detyrimeve ligjore ose përkujtimit nga KSHPK-ja.

“Prandaj, KSHPK-ja tashmë disa herë ka dërguar letër zyrtare për të gjitha institucionet përkatëse për të përmirësuar dërgimin me kohë të formularëve me paralajmërimin se përndryshe do të fillojë të marrë masa ndëshkuese në përputhje me Ligjin” – thonë në KSHPK.

Në Regjistër, informojnë nga Komisionin, aktualisht janë dorëzuar, përpunuar dhe publikuar 5.357 formularë për zgjedhjes / emërime dhe 2.311 formularë për ndërprerje të funksionit nga persona të emëruar të autorizuar nga institucionet që kryejnë zgjedhjen / emërimin dhe shkarkimin e personave.