Maqedonasit e shpërngulur në Uashington sot protestuan para ambasadës së Maqedonisë, në shenjë përkrahjeje për bashkëqytetarët e tyre që protestojnë për sundimin e të drejtës dhe demokracisë në Maqedoni, shkruan “Radio MOF”.

“I mbështesim bashkëqytetarët tanë në kërkesat e tyre, dorëheqjen e presidentit Ivanov, fillimin e procesit për emërimin e qeverisë së ekspertëve dhe anulimin e organizimit të zgjedhjeve. Ne si qytetarë të RM-së në Diasporë kemi përgjegjësi që të shprehim pakënaqësinë tonë për situatën në Maqedoni” shkruan Aleksej Demjanski, njëri nga protestuesit në profilin e tij në Facebook.